English

Rezultati në Pogradec, fiton kandidati i PS

Pogradec, 10 maj, NOA – Partia Socialiste rezulton fituese edhe në Bashkinë e Pogradecit. Kandidati i kësaj force politik, Artan Shkëmbi ka dalë fitues me 7580 vota. Ndërkohë që rivali i tij i “Aleancës për Qytetarin”, Luan Topçiu ka marrë 5837 vota.

Gjatë orëve të para të mëngjesit është mbyllur procesi i numërimit edhe në qytetin e Kavajës. Kandidati i Partisë Socialiste, Elis Roshi ka dalë me 6008 vota. Ndërsa kandidati i PD, Refik Rrugia, i cili ishte dhe kreu i bashkisë, ka marrë 5128 vota.

Kjo është hera e parë që në Kavajë fiton një kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore.

NOA

KOMENTE