English

Shëndeti i tepërt është ngjitës

SHBA, 10 Maj NOA - Zakonisht kur në shoqërinë tuaj keni dikë që është më i shëndetshëm dhe diçka e tillë në nivelin psikologjik merret si tepër pozitive, pasi ju mund të ndiheni më superiorë në aspektin fizik.

Megjithatë zbulimet e reja, me sa duket do të vënë në një provë të vështirë shoqërinë mes personave mbipeshë dhe atyre të dobët.

Sipas disa studiuesve të Universitetit “Human Evolution dhe Social Change” të Arizonës, personat mbipeshë mund të rezultojnë tepër influent në mënyrë negative tek miqtë e tyre me të dobët, në shumë mënyra.

Miqtë, siç dihet, kanë shumë të përbashkëta mes tyre, këtu përfshirë dhe ushqimet apo kalimin kohës së lirë.

Të jesh mik i një personi mbipeshë, o të thotë të shohësh peshën e tij “normale”, duke rrezikuar si konsekuencë të arrish dimensionet e tij, gjë që konsiderohet si një problem i vërtetë.

Por ky mekanizëm mund të veprojë në mënyrë dhe më të drejtpërdrejtë, ku miqtë tuaj obezë mund të ju këshillojnë juve që të konsumoni më shumë ushqime dhe të praktikoni më pak aktivitete fizike.

Gjithashtu frekuentimi me persona më të shëndetshëm, rrjedhimisht do të sjellë dhe një shtim të peshës suaj, kjo pasi do kaloni më shumë kohë në vende ku mund të konsumoni ushqime dhe do të jeni më pasivë në aktivitet fizike.

r.b/NOA

KOMENTE