Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vëzhguesit e ODHIR: Klima e polarizuar nuk kontribuon për qeverisjen e mirë
English

Vëzhguesit e ODHIR: Klima e polarizuar nuk kontribuon për qeverisjen e mirë

Tiranë, 10 maj 2011, NOA Update – Vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-ODHIR-it në raportin e tyre paraprak për zgjedhjet vendore të 8 majit vërejtën me shqetësim se klima e polarizuar politike nuk do të kontribuojë për një qeverisje të mirë vendore.

Vëzhguesit vërejtën me shumë pozitivitet se procesi i votimit kaloi qetë, përveç disa problemeve jo të mëdha.

Vëzhguesit ngritën gjithashtu shqetësimin për tejzgjatjen në kohë të procesit të numërimit të votave si dhe për situatën e tensionuar politike nën të cilin po ndodh ky proces.

Përtej këtij shqetësimi ata theksuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar përfaqësuesit vendorë.

“Ne jemi befasuar në mënyrë pozitive nga vendimi i votës, ne mendojmë se votimi është organizuar mirë, pavarësisht disa problemeve”, tha njëri prej vëzhguesve në raportimin paraprak, i pari pas zgjedhjeve të 8 majit.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë që kanë parë nga afër procesin e votimit në të gjithë vendin, gjatë ditës së zgjedhjeve kishte atmosferë të mirë e bashkëpunuese mes anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit, krahasuar me situatën e tensionuar mes forcave politike gjatë fushatës zgjedhore.

Më tej vëzhguesit ndërkombëtarë të ODHR-it vërejtën se kodi zgjedhor shqiptar është i mirë, por ai ka boshllëqe lidhur me zgjedhjet vendore.

mit/NOA

KOMENTE