English

Grabitën pikën e basteve, arrestohet 1 person

Tiranë, 11 maj, NOA – Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për grabitjen e një pike bastesh në kryeqytet. Personi e arrestuar janë; Mariglen Uke Krasniqi, 23 vjeç, lindur dhe banues në Pejë të Kosovës, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia Endrit Vladimir Brahimi, 22 vjeç, banues në Fier.

Dy të rinjtë dyshohet se kanë grabitur dje rreth orës 03.00, në rrugën “Reshit Petrela”, lokalin e basteve sportive “Eko-bet”.

Pas arrestimit të të riut nga Kosova policia ka sekuestruar dhe një automjet tip “Renault”, me ngjyrë jeshile, me targa FR 1514 C. Në makinë është gjetur dhe një pistoletë tip “TT”.

Ndaj dy të rinjve ka nisur procedimi penal për konsumim të veprës penale të vjedhjes.

a.k/NOA

KOMENTE