English

Mësuesja denoncon nxënësin: Më vodhi lekët gjatë orës së mësimit

Tiranë, 11 Maj 2011 NOA - Një mësuese denoncon në polici nxënësin e saj për vjedhje. Ngjarja ndodhi në shkollës profesionale “Hoteleri Turizëm” në Tiranë kur një nxënës dyshohet se i ka vjedhur mësueses kujdestare një shumë parash prej 150 mijë lekësh të vjetra.

Mësuesja ka mbërritur në ambientet e komisariatit të policisë nr.2, për të denoncuar nxënësin e vitit të tretë për vjedhje.

Burime nga policia e Tiranës i thanë sot agjencisë NOA se në kallëzimin e saj mësuesja ka dhënë emrin e nxënësit të dyshuar për vjedhjen.

Sipas saj Artjol D., dyshohet se i ka marrë shumën e parave pasi sapo ajo konstatoi vjedhjen ai u largua me shpejtësi.

Policia mori në pyetje nxënësin i cili mohoi vjedhjen ndërsa ndaj tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë për “vjedhje”.

e.t/NOA

KOMENTE