English

Microsoft blen Skype 8.5 miliardë USD

Gjiganti i softuerit “Microsoft” shpalli se e ka blerë rrjetin e telefonisë në internet “Skype”. “Microsoft” ka vendosur të paguajë rreth 8.5 miliardë USD për kompaninë me seli në Luksemburg. Shuma përfshin edhe borxhet që ka “Skype”, e cila aktualisht është pronë e kompanisë “eBay” dhe dy firmave tjera.

Shfrytëzuesit e “Skype” mund të flasin falas duke përdorur internetin. Kompania, e cila ka më shumë se 660 milionë shfrytëzues në mbarë botën, i siguron të ardhurat nga thirrjet në telefonat celularë dhe telefonat fiks.

(Foto: Reuters)

KOMENTE