English

Microsoft blen Skype për 8.5 miliardë USD

SBA, 11 Maj NOA - Microsoft ka blerë Skype për 8.5 miliardë dollarë amerikanë. Lajmi është njoftuar nga vetë kompania e Bill Gates. Ky operacion duhet thënë se është më i bujshmi i historisë të kolosit të Redmond.

“Kjo blerje do të rrisë aksesin e 'shërbimeve video dhe audio, duke sjellë avantazhe si tek konsumatorët ashtu dhe tek ndërmarrja”, - lexohej në një komunikatë.

Skype do të kthehet në një divizion të ritë Microsoft dhe administratori i deleguar i Skype,Tony Bates, do të jetë president i Microsoft Skype Division.

“'Microsoft dhe Skype ndajnë së bashku ide zhvillimi dhe përmirësimi në performancë duke sjellë një produkt sa më të mirë tek konsumatorët dhe tashmë mund të themi se ritmet e punës mund të përshpejtohen në mënyrë të ndjeshme falë këtij bashkëpunimi”, - konfirmoi Tony Bates.

r.b/NOA

KOMENTE