English

Një fundjavë e angazhuar në Romë për pato dhe Barbarën

Milano, 11 Maj NOA - Futboll, dashuri dhe art në Romë për Barbara Berlusconin dhe Paton.

Fillimisht një fitore e shkëlqyer e kampionatit italian, më pas një shëtitje kulturore, e cila konsistoi në një vizitë tek një prej fondatorët e Artit të varfër, Michelangelo Pistoletto.

Fitimi i titullit është i pari për zëvendës presidenten e Milanit, Barbara Berlusconi, që ishte në Olimpiko për të bërë tifozin e skuadrës dhe që, si Adrinao Galliani, më pas ka zbritur në fushë për të festuar barazimin me Romën, por mbi të gjitha kampionatin e 18-të.

E ulur në tribunën e VIP-ve, shumë afër në radhë me Rosella Sensi, deri më tani e vetmja femër pjesëmarrëse në futbollin italian, Barbara Berlusconi ishte e shoqëruar nga mikja e saj më e ngushtë dhe nga i fejuari.

Të gjithë sytë ishin të fokusuar në shkëmbimin e shikimeve mes zëvendës presidentes së Mialnit dhe futbollistit Alexandre Pato, bomberi që luajti vetëm pjesën e dytë të ndeshjes.

r.b/NOA

KOMENTE