English

PS fiton edhe Këshillat Bashkiakë në Memaliaj, Tepelenë, Fier e Gjirokastër

E mërkurë, 11 maj 2011, NOA- Partia Socialiste krahas kryetarëve të bashkisë në Tepelenë, Memaliaj, Gjirokastër e Fier ka marrë shumicën edhe në Këshillat Bashkiakë.

Në Bashkinë e Fierit koalicioni i majtë ka marrë 19 këshilltarë, ndërsa koalicioni “Aleanca për qytetarin” ka marrë 15 të tillë.

Ndërkaq në bashkinë e Memaliajt, Partia Socialiste ka marrë 8 këshilltarë, ndërsa 7 i ka marrë Partia Demokratike.

Në qytetin e Gjirokastrës raporti është 15/10 për koalicionin e majtë, “Aleanca për të ardhmen”.

Qyteti i Tepelenës ka nxjerrë si rezultat 9 këshilltarë për socialistët e 6 për demokratët.

a.y/NOA

KOMENTE