Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS padit drejtorin e komisioneve të KQZ për falsifikim rezultati
English

PS padit drejtorin e komisioneve të KQZ për falsifikim rezultati

Tiranë, 11 maj 2011, NOA- Partia Socialiste ka paditur pasditen e sotme, Drejtorin e Komisioneve Qendrore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alfred Spahian, për veprat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikim të dokumentave dhe rezultateve të zgjedhjeve”.

Në padinë e depozituar nga deputetit Fatmir Xhafaj, thuhet se gjatë ditës së djeshme në KZAZ numër 52, në kutinë e qendrës së votimit Nr.1932, ku janë konstatuar mospërputhje mes disa fletëve të votimit dhe procesverbalit të listës së zgjedhësve që kanë votuar.

Sipas padisë së selisë rozë, lidhur me këtë rast është mbajtur një procesverbal nga ana e 4 përfaqësuesve të Partisë Socialiste të cilët mbanin edhe shumicën në këtë KZAZ, dhe me anë të tij kanë kërkuar mos numërimin e kësaj kutie.

Theksohet se anëtarët demokratë në pakicë, i kanë bërë me dije KQZ këtë situatë, dhe më pas i padituri Alfred Spahia, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, por sipas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i është kërkuar që të verifikojë situatën, jo vendimmarrje për këtë çështje.

Në padi theksohet se për këtë rast i takon përfaqësuesve të KQZ-së dhe jo zotit Spahia që të marrë vendim për rastin pasi sipas padisë së dorëzuar nga Sekretari për Çështjet Ligjore të selisë rozë, Fatmir Xhafaj, vendimmarrja e tij ka çuar në falsifikim të rezultateve zgjedhore.

a.y/NOA

KOMENTE