Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Gara në Tiranë nuk është kokë më kokë, ne kemi fituar
English

Rama: Gara në Tiranë nuk është kokë më kokë, ne kemi fituar

Tiranë, 11 maj 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama së bashku me të sapozgjedhurën e bashkisë së Konispolit nga radhët e Partisë Socialiste tha se, kjo fitore vjen pas administrimit të dështuar të Partisë Demokratike.

Më tej ai bëri një përmbledhje të zonave ku kampi socialist ka fituar, duke filluar me Beratin, Urën Vajgurore, Poliçanin, Dibër, Burrel, Shijakun dhe shprehu bindje për fitore spektakolare në Durrës, duke vijuar me Elbasanin dhe rimarrjen e bashkisë së Gramshit, Fierin, Patosin, Lushnjen, Divjakën, Ballshin, Gjirokastrën, Memaliaj, Tepelenën, Këlcyrën e Përmetit e duke vijuar me një sërë bashkish të tjera

“Të jeni të qetë dhe ta ndjekim me shqetësimin e arsyeshëm atë që po ndodh në Tiranë, por ju siguroj se ne kemi nën kontroll territorin ku po zhvillohet numërimi, për shkak të një skeme për ti numëruar dikujt e për të mos i numëruar dikujt tjetër. Gara në Tiranë nuk është kokë më kokë, e vërteta është se ne kemi fituar, ne kemi shmangur çdo orvatje të pushtetit i cili edhe kur jep shpirt nuk heq dorë, është e kotë lëvizja me makina rreth qendrave të numërimit, nuk do mund të arrijë në destinacion, në destinacion do të arrijë fitorja e madhe e Tiranës”, deklaroi Rama.

Sakaq ai apeloi sërish për uniformat blu, duke thënë se, të kuptojnë rolin e tyre në respekt të ligjit dhe në mbrojtje të gjithë rregullave që u imponon Kodi Zgjedhor, duke theksuar se vetëm ligji duhet të jetë udhëheqësi i tyre e jo urdhrat që vijnë nga kampi i humbës.

a.y/NOA

KOMENTE