English

00.00 – Numërohen 420 në 485 kuti, Rama 108194 vota, Basha 107838 vota

Rifreskohet minutë pas minute

Tiranë, 12 Maj 2011 NOA/ 00.00 – Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo kanë dalë rezultatet për 419 kuti votimi të numëruara në totalin prej 485 kutish.

Në to rezulton se Edi Rama ka 108194 vota, Lulzim Basha 107838 vota dhe Hysni Milloshi, 1205 vota.

Në këtë mënyrë, diferenca e votave mes kandidatëve Basha dhe Rama ka arritur në 356 vota më shumë për kandidatin e të majtës, Edi Rama.

KOMENTE