Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takon Arvizun dhe vëzhguesit: Do pranojmë çdo rezultat
English

Berisha takon Arvizun dhe vëzhguesit: Do pranojmë çdo rezultat

Tiranë, 12 maj 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot pas katër ditësh numërimi të votave të 8 majit se mazhoranca qeverisëse mbetet e vendosur për të pranuar çdo rezultat që del nga vota e qytetarëve. Këtë mesazh kryeministri e dha gjatë takimit me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të dërguar nga qeveria amerikane për të parë nga afër standardet e zgjedhjeve vendore të 8 majit.

“Çdo votë e hedhur në kutitë e votimit për kandidatët e subjekteve të ndryshme, do të numërohet me saktësi të plotë”, theksoi kryeministri Berisha duke ndarë të njëjtin mendim me kreun e delegacionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR-it Jonathan Stonestreet, i cili gjatë prezantimit të deklaratës paraprake ditën e martë theksoi se "pavarësisht zgjatjes së procesit të numërimit ajo që ka rëndësi dhe mbizotëron është saktësia dhe transparenca e këtij procesi".

Gjatë takimit të mesditës, i cili u zbardh nga zyra e shtypit e qeverisë, mësohet se ambasadori Arvizu, theksoi se ky mision vëzhgimi, me rreth 60 vëzhguesit e tij, ishte një kontribut i drejtpërdrejtë i qeverisë amerikane për transparencën e procesit zgjedhor.

Zoti Arvizu vërejti se ky mision i veçantë dhe kaq i gjerë vëzhgimi është një dëshmi e qartë e miqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë, por edhe e angazhimit ndaj vlerave që dy vendet ndajnë së bashku.

Ndërkohë, kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen dhe falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qeverinë e saj si dhe vëzhguesit amerikanë për gatishmërinë dhe kontributin e madh për të siguruar transparencë maksimale në procesin e votimit dhe numërimit të votave, pavarësisht se zgjedhjet e 8 majit ishin zgjedhje vendore.

Shefi i qeverisë tha se procesi zgjedhor po mbështetet mbi një bazë ligjore solide, konsensuale dhe të çertifikuar ndërkombëtarisht.

Ai nënvizoi se përdorimi i teknologjisë në procesin e numërimit garanton transparencë dhe saktësi maksimale në këtë proces.

Kryeministri u shpreh se nga këto zgjedhje fituan shqiptarët.

Sipas Berishës vota e përgjithshme popullore rikonfirmoi besimin dhe mbështetjen e mazhorancës së zgjedhësve ndaj qeverisë.

mit/NOA

KOMENTE