English

Duke parë kush po vjen në Evropë

Nga Antonio Guterres

Ndjenja dehëse e lirisë dhe premtimi që solli "Revolucioni Karafil" në Portugali përkon me vitin 1974. Unë isha 25 vjeç. Pesë dekadat e diktaturës kishin çuar në një pamjaftueshmëri ekonomike dhe të kushtueshme si pasoje e luftërave të papërligjshme koloniale.

Befas u bë demokracia, ose të paktën një mundësi e besueshme e saj, së bashku me perspektivën stabilizuese dhe pasuruese të integrimit më të madh në Europë.

Suksesi i revolucionit të Portugalisë nuk ishte i pashmangshëm. Ka pasur një periudhë të konsiderueshme të paqëndrueshmërisë politike, trazirave sociale e zhvendosjeve ekonomike, si edhe ka pasur përpjekje për fillimin e revolucionit duke çuar vendin drejt një rruge antidemokratike.

Mbështetja me e madhe politike dhe financiare është zgjeruar në Portugali nga vendet perëndimore, sidomos në Europë, dhe mobilizimi nga udhëheqës të tillë si kancelari Helmut Schmidt i Gjermanisë Perëndimore dhe kryeministri Olof Palme e Suedisë, ka qene thelbësore për Portugalinë për kapërcimin e këtyre sfidave duke patur parasysh ndërtimin e një demokracie moderne.

Si Portugalia në vitet 1970 dhe Europa Lindore pas rënies së Murit të Berlinit në 1989, Afrika e Veriut përjeton sot ndryshimin e epokave. Revolucionarët e Tunizisë dhe Egjiptit janë lavdëruar për potencialin transformues që ata përfaqësojnë.

Por këtë herë përgjigja nga Europa ka qenë jo inkurajuese dhe e varfër. Shumica e debatit nuk ka qenë rreth mënyrës për të mbështetur demokracinë, por si të mbajmë larg ata që rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar Mesdheun me anije.

Tranzicioni demokratik në Tunizi dhe Egjipt janë kritere për përmbushjen e idealeve demokratike dhe ardhmërinë afatgjatë në rajon, për paqen dhe sigurinë globale. Këto janë arsye të mjaftueshme për shtrirjen në Tunizi dhe Egjipt të të njëjtit lloj mbështetje si Portugalia e cila përfitoi me shume pas revolucionit, por ka dhe më tepër...

Tunizia dhe Egjipti kanë pritur pjesën dërrmuese të njerëzve gati 740,000 që kanë lënë Libinë që nga kriza e filluar në atë vend në muajin shkurt. Ata e kanë bërë këtë në një mënyrë shumë bujare – hapjen e kufijve të tyre, shtëpitë dhe zemrat. Në kufirin tunizian, kam lëvizur duke parë familje të varfra vendase të ndanin atë pak çka kishin me të sapoardhurit.

Shumica e atyre që kishin lënë Libinë ishin punëtorë emigrantë – dhe tanimë janë riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës nga qeveritë e tyre, ose nëpërmjet evakuimit masiv humanitar të ndërmarra bashkërisht nga organizata ime, UNHCR, dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Një pjesë e konsiderueshme e atyre që lënë Libinë, nuk mund të kthehen në vendet e tyre. Këto janë refugjatë të vërtetë dhe që përfshijnë, padyshim, shumë libianë, por edhe nga Somalia, Eritre dhe të tjerë që banojnë në Libi. Tunizia dhe Egjipti kanë nevojë për mbështetjen e Europës për mbrojtjen vendimtare ndërkombëtare dhe nevojat e këtyre njerëzve.

Në dritën e mbështetjes së regjimit Gadafi nga mercenarë nga Afrika sub-Sahariane, ne kemi qenë të shqetësuar veçanërisht për sigurinë e refugjatëve nga ky rajon, të cilët janë të paragjykuar nga shoqërimi apo bashkëngjitja e tyre. Mund të imagjinoni se sa traumatike është për një refugjat Somalez i sapo zhvendosur nga lufta dhe të jete i detyruar tani të largohet përsëri, pa asnjë mundësi reale, të rikthehet në shtëpi.

Me mirëbesimin e tyre vendet europiane kanë respektuar detyrimet e tyre për të mos i kthyer refugjatet Libaneze kundër vullnetit në vendet e tyre. Në të vërtetë, Italia, në dy raste, ka shkuar përtej kryerjes se detyrave të saj ligjore duke shpëtuar refugjatë nga Eritrea të bllokuar në Tripoli.

Por realisht vetëm një për qind e të gjithë atyre që lënë Libinë, vijnë në Europë. Pjesërisht, kjo është për shkak se është një udhëtim në det shumë i rrezikshëm. Në një incident të vetëm në jug të ishullit italian të Lampeduzës, më 6 prill, të paktën 220 refugjatë nga Somalia, Eritrea dhe Bregu i Fildishtë humbën jetën e tyre. Qindra të tjerë besohet të kenë hipur në barka e të jenë nisur nga Libia drejt Europës e më pas kanë humbur.

Konflikti i largimit të refugjatëve dhe persekutimi deri tani kanë qenë vetëm një pjesë e vogël e njerëzve që kalojnë nga Mesdheu në Europë, dhe në Itali dhe Malta në mënyrë të veçantë.

Pjesa më e madhe kanë qenë emigrantë të rinj tunizianë, në shumicë dërrmuese meshkuj, të vetëm dhe 20 vjeçar, ata kanë kërkuar për të përfituar nga liria e tyre për të ndjekur perspektivat e ndritshme në Europë.

Kjo është e kuptueshme. Dhe kjo mund të thuhet se interesi i vetë europianëve shërbehet më mirë duke i lejuar ata të qëndrojnë, duke pasur parasysh nevojën për punëtorë emigrantë në Europë dhe remitancën e emigrantëve tek familjet për forcimin e tyre ekonomik të kthyer në shtëpi.

Por në fund, shtetet europiane kanë të drejtën për të përcaktuar politikat e migracionit dhe për të administruar kufijtë e tyre në një mënyrë të përgjegjshme, me kusht që ata ta bëjnë këtë në përputhje me detyrimet e tyre ndërkombëtare, në lidhje me refugjatët. Kjo është shpresa ime se ata do të udhëhiqen nga shkalla më e mirë e interesit të tyre dhe jo nga interesat e ngushta afatshkurtra të nxitura nga frika e popullimit.

Nëse situata në Libi përkeqësohet më tej, do të ketë më shumë refugjatë. Shumica do të vazhdojë të shkojë në Tunizi dhe Egjipt dhe në vendet e tjera fqinje. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se pranimi dhe bujaria e këtyre vendeve do të zvogëlohet. Mbrojtja e njerëzve në nevojë, është një element qendror i traditave arabe dhe islame.

Për ata që largohen nga deti drejt vendeve europiane, Bashkimit Europian posedon mjete të veçanta ligjore dhe financiare për të siguruar që njerëzit që kërkojnë strehim të priten me dinjitet, dhe respekt të plotë të të drejtave të tyre.

Vendet në Europë dhe gjetkë mund të shkojnë përtej detyrimeve e tyre ligjore për të mbrojtur njerëzit që largohen nga Libia, duke mbështetur nismën globale të agjencisë së OKB për refugjatët. Kjo u siguron refugjatëve, kryesisht nga Afrikën sub-Sahariane, mundësinë për tu zhvendosur nga Tunizia dhe Egjipti drejt vendeve të treta për në botën e zhvilluar.

Angazhimi i Europës për suksesin e transformimin demokratik në Afrikën e Veriut do të matet në radhë të parë nga gatishmëria e tij për mënyrën e të investuarit në ekonomi dhe institucionet e vendeve të pranverës arabe. Por edhe nga ana e njerëzimit ajo tregon se ata që luftojnë kane sjellë ndryshime të tilla dramatike. Si një europian, unë besoj se mbrojtja e njerëzve në nevojë mbetet një vlerë thelbësore e historisë dhe traditave të Kontinentit.

* António Guterres është Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe ish-kryeministri i Portugalisë. Publikuar nga “The New York Times”

KOMENTE