English

Numërohen 445 nga 485 kuti, Lulzim Basha kryeson me 829 vota

Rifreskohet minutë pas minute

Tiranë, 12 Maj 2011 NOA/ 16.59 – Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo kanë dalë tani rezultatet për 445 kuti votimi të numëruara në totalin prej 485 kutish.

Në to rezulton se Edi Rama ka 113951 vota, Lulzim Basha 114880 vota dhe Hysni Milloshi, 1264 vota.

Në këtë mënyrë, kur kanë mbetur edhe 40 kuti, diferenca e votave mes kandidatëve Basha dhe Rama është ngushtuar tani në 829 vota më shumë për kandidatin Basha.

KOMENTE