English

PS: Basha dhe Ruli, kriminelët që bllokojnë numërimin

Tiranë, 12 maj, NOA – Kur kanë mbetur dhe tre njësi vendore në Tiranë pa u numëruar, është shtuar në maksimum tensioni dhe akuzat. Deputeti i PS-së, Erion Braçe deklaroi pak minuta më parë se procesi po mbahet peng nga kandidati Lulzim Basha dhe ministri Genc Ruli. Ai ka deklarua se gjithë shqiptarë duhet të mblidhen në njësinë numër 5 për të garantuar ruajtjen e votës.

“”Në qendrën e numërimit numër 5 janë tërhequr të gjithë komisionerët e numërimit të PD dhe LSI. Nëse nuk çlirohet njësia numër 5, nuk ka numërim votash në asnjë prej qendrave të tjera numërimit, në rast dy kriminale ordinerë, Lulzim Basha dhe Genc Ruli nuk çlirojë njësinë numër 5”, tha Braçe. Ai shtoi se gjithë qytetarët shqiptarë duhet të mblidhen në këtë njësi vendore në zonën numër 5.

a.k/NOA

KOMENTE