Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Luçiani: Të përmbyllet sa më shpejt procesi i numërimit të votave
English

Topi-Luçiani: Të përmbyllet sa më shpejt procesi i numërimit të votave

Tiranë, 12 maj 2011, NOA – Ndërkohë që numërimi i votave të 8 majit po vazhdon pa një rezultat zyrtar as në ditën e katërt të këtij procesi postzgjedhor, Presidenti i Republikës Bamir Topi apeloi se është tejet e rëndësishme që procesi i numërimit të votave për zgjedhjet administrative të 8 majit të përmbyllet sa më shpejt, e pa cënuar standardet demokratike.

Gjatë takimit me Drejtoren e Drejtorisë së Këshillit Politik dhe Bashkëpunimit në Këshillin e Evropës, Klaudia Luçiani, Kryetari i Shtetit theksoi se është jetike për standardet e zgjedhjeve që procesi i numërimit të jetë korrekt e transparent.

Në këtë takim të zbardhur nga zyra e shtypit e Presidencës, mësohet se Presidenti Topi përshkroi ecurinë e zgjedhjeve vendore të 8 majit, veçanërisht situatën postzgjedhore.

Në këtë drejtim, zonja Klaudia Luçiani e siguroi Kreun e Shtetit se Këshilli i Evropës dhe veçanërisht zoti Lajdeker së bashku me stafin që ai do të drejtojë, do të punojnë pa u kursyer në drejtim të konsolidimit të demokracisë, të përmirësimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor elektoral, bashkëpunimit transparent, profesional dhe efektiv me institucionet shqiptare në kuadër të përmbushjes së standardeve të duhura integruese për në Bashkimin Evropian.

Mandej, Kreu i Shtetit gjatë takimit me zonjën Luçiani, e cila shoqërohej nga Shefi i ri i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Marko Lajdeker, me rastin e marrjes së detyrës në vendin tonë e vlerësoi si shumë të çmuar rolin dhe kontributin e Këshillit të Evropës në Shqipëri në konsolidimin e institucioneve shtetërore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe të demokracisë parlamentare, si dhe në respektimin e mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për “mbështetjen dhe ndihmesën e vazhdueshme dhe aq të nevojshme që kjo organizatë e rëndësishme politike i ka dhënë e vazhdon t’i japë vendit tonë, jo vetëm në kapërcimin e shumë vështirësive, por edhe në realizimin e detyrimeve dhe angazhimeve të Shqipërisë për të përmbushur kriteret e kërkuara për anëtarësim në familjen e madhe e evropiane”.

Kryetari i Shtetit nënvizoi rëndësinë e funksionit të Këshillit të Evropës, ku Shqipëria është anëtare që nga vitit 1995.

Ai e siguroi shefin e ri të zyrës së KiE-s në Tiranë Marko Lajdeker për mbështetjen e Institucionit të Presidentit në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Drejtorja e Drejtorisë së Këshillit Politik dhe Bashkëpunimit në Këshillin e Evropës, Klaudia Luçiani si dhe Shefi i ri i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Marko Lajdeker, vlerësuan kontributin e efektshëm të Presidentit Topi për ekuilibrimin e jetës politike dhe bashkëpunimin e frytshëm me institucionet shtetërore.

mit/NOA

KOMENTE