English

AI: Evropa, probleme në mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve

Londër, (Angli) 13 maj, NOA - Një raport i ri i organizatës Amnesty International kritikon Evropën për dështimin e saj në mbrojtje të refugjatëve dhe azil-kërkuesve në territorin e saj.

Organizata me seli në Londër thotë se gjatë vitit 2010 shumë qeveri evropiane nuk kishin mbrojtur sa duhet shtetasit e huaj nga kërcënimet dhe dhuna me motive racore. Në raport thuhet se disa politikanë kishin kontribuuar në krijimin e një klime ku mungon toleranca, duke bërë aludime për lidhje mes krimit dhe imigracionit.

Në komentet pozitive, raporti përmend vende si Shqipëria, Bullgaria, Gjermania, Sllovakia dhe Spanja që ranë dakord të pranojnë ish-të ndaluar të bazës Guantanamo, të cilët nuk mund të ktheheshin në atdheun e tyre pasi u kanosej kërcënimi i torturave dhe rreziqe të tjera.

NOA/VOA

KOMENTE