English

Athinë, 500 ekstremistë të djathtë dhe motoçiklistë ushtrojnë dhunë ndaj emigrantëve

Athinë, 13 maj 2011 NOA/DW - Grupe raciste po ushtrojnë pogrom 24 orët e fundit kundër imigrantëve në qendër të Athinës. Shkas për spiralen e dhunës u bë vrasja e një 44 vjeçari në të gdhirë të ditës së martë nga persona të panjohur, që dyshohet se janë imigrantë.

Rreth 2.000 vetë u mblodhën dje pasdite në vendin e vrasjes dhe duke hedhur parulla kundër të huajve marshuan drejt sheshit Omonia por edhe Bashkisë, duke sulmuar dhe rrahur çdo imigrant kalimtar.

Rreth 500 ultra të djathtë dhe motoçiklistë për gjithë pasditen e djeshme u vunë në ndjekje të imigrantëve, 13 prej të cilëve përfunduan në spital.

Përleshje pati dhe midis autonomëve dhe ekstremistëve ultra të djathtë, kurse policia bëri 48 ndalime personash.

Viktimë e dhunës raciste dyshohet se është edhe 21 vjeçari nga Bangladeshi, që u godit me thika nga doras të panjohur në të gdhirë të ditës së martë.

“Nuk do të lejojmë dhunën, vetëgjyqësinë kundër njerëzve të tjerë pavarësisht se mund të jenë të paligjshëm në Greqi” deklaroi zëdhënësi i policisë Athanasios Kokallaqis. Policia duket e pafuqishme për të venë nën kontroll qendrën, që është kthyer në geto nga mijërat e klandestinëve dhe krimi në rritje.

KOMENTE