English

Bogdanoviç fton serbët në Veri për paqe

Prishtinë, 13 maj, NOA - Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka thënë të enjten në Leposaviq se ka pasur mjaft konflikte dhe se ka ardhur koha që të gjitha problemet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe me kompromis.

“Jemi në rrugë të mbarë të arrijmë një qëllim të tillë, sepse vërtet mjaft ka pasur konflikte”, ka thënë Bogdanoviç.

Ai gjatë vizitës në Leposaviq ka bërë inaugurimin e palestrës sportive me hapësirë rreth 2300 metra katrorë dhe me kapacitet prej 1100 vende, ndërkohë që kjo palestër është financuar nga mjetet e planit investues nacional të Serbisë.

Ndryshe, në Leposaviq të enjten qytetarët e këtushëm kanë kremtuar festën e këtij qyteti të njohur me emrin Shën Vasilie dhe me këtë rast është përgatitur program kulturo-artistik dhe sportiv që janë mbajtur në palestrën e re të qytetit.

NOA

KOMENTE