Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Braçe: Pesë keqbërës të PD po numërojnë votat në njësinë nr. 5
English

Braçe: Pesë keqbërës të PD po numërojnë votat në njësinë nr. 5

Tiranë, 13 maj 2011, NOA – Ndërkohë që lufta e numrave mes kandidatëve Edi Rama dhe Lulzim Basha sa vjen e bëhet më e fortë në njësinë bashkiake nr. 5, ku dhe diferenca është e vogël, deputeti socialist Erion Braçe akuzoi Partinë Demokratike se po rreket të ndërhyjë në ndryshimin e rezultatit të numërimit të votave në minibashkinë nr. 5, duke thirrur si komisionerë të PD-së pesë keqbërës të njohur, të cilët janë ulur në pesë tavolinat e numërimit në shkollën “Vasil Shanto” ku është vendosur KZAZ-ja nr. 49.

Deputeti socialist bëri me dije emrat e personave në fjalë, të cilët sikundër tha Braçe janë persona me precedentë penalë dhe si të tillë është tërësisht e paligjshme të qëndrojnë në tryezat e numërimit të votave.

Sipas Braçes këta persona nuk kanë qenë numërues në këtë qendër numërimi një ditë më parë, porse janë thirrur qëllimisht sot si numërues në këtë KZAZ.

Personat e akuzuar janë: Avni Hasa, i lindur në vitin 1980, banues në njësinë 7 për të numëruar votat e kësaj njësie, nënkomisar, pjesë e strukturave të armatosura të ministrisë së brendshme.

Andi Toma, keqbërës, në Drejtorinë e Rrugëve, njeriu më i përfolur në tendera marramandëse dhe në vjedhje, të cilit Braçe i kërkoi të dalë nga tavolina e numërimit.

Ervin Minarolli, me detyrë keqbërës, në Drejtorinë e Transportit, personi në fjalë ishte deri para 2 ditësh nënkryetar i KZAZ të njësisë numër 10.

Sipas Braçes, Minarolli u evidentua si problemi themelor i parregullsive gjatë gjithë ditës së dielë në njësinë nr 10, duke theksuar se do të përgjigjet para drejtësisë për çdo krim elektoral.

Martin Biba, nëndrejtor i sigurisë për të gjithë portet dhe aeroportet, strukturë e Ministrisë së Transporteve, që sipas deputetit socialist armatoset nga Ministria e drejtuar nga Sokol Olldashi.

“Emri i pestë është Lirim Prendi, inspektor antikorrupsioni”, tha Braçe.

Deputeti Braçe deklaroi se Partia Socialiste do të numërojë deri në fund çdo votë të hedhur në kuti, që sipas Braçes flet qartë për fitoren e Edi Ramës.

“Do mbrojmë votën e qytetarëve të Tiranës, do e mbrojmë deri në fund. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të jene pranë numërimit të votave, që vota të lexohet me transparencë. Sa më shumë rritet trendi i fitores në Tiranë aq më shumë rritet ankthi i Berishës”, deklaroi deputeti socialist Erion Braçe.

mit/NOA

KOMENTE