English

Dënohet për vjedhje Lindsay Lohan

Los Anxhelos, 13 Maj NOA - Nuk ka dashur të kundërshtojë. Duke pranuar vjedhjen dhe kjo pasi u akuzua pikërisht për plaçkitjen e një varëse të artë me një vlerë prej 2 mijë e 500 dollarë në një argjendari të Los Anxhelos.

Lindsay Lohan, këtë herë nuk ja ka hedhur dot.

Aktorja 24-vjeçare, është dënuar me 120 heqje lirie. Megjithatë ajo do të kalojë në arrest shtëpie dhe këtu pa harruar 480 orë punë për shërbimet shoqërore.

Deri më tani, Lindsay ishte deklaruar si e pafajshme, por në bazë të ligjit kalifornian kur deklarohet “no kontest”, është e barasvlershme me pranimin e fajit.

Lohan nuk ishte prezente në sallën gjyqësore dhe deklarata u përcoll nga avokati i saj ligjor.

r.b/NOA

KOMENTE