English

I dehur, përdor cigaret në vend të telefonit

Moskë, 13 Maj NOA - Ai ishte tërësisht i dehur në drejtim të makinës, ndërsa miku i tij ishte ën një gjumë të thellë pikërisht pasi dhe ky i fundit kishte konsumuar sasi të konsiderueshme të alkoolit.

Ka qenë kjo skena në të cilën janë gjendur dy agjentë të policisë në Moskë, pasi ndaluan një autoveturë, në bordin e së cilës ishin dy djem të rinj.

Por ajo çka ishte më e bukura në këtë ngjarje erdhi më pas, ku djali që ishte në drejtim të makinës, bëri disa telefonata.

E çuditshmja në këtë situatë ishte, se ai pa e vënë re në vend të celularit, në dorën e tij përdori një paketë cigaresh.

Një skena aq komike dhe sureale, e cila çoi në një shpërthim të qeshurash të dy policët që i ndaluan.

r.b/NOA

KOMENTE