English

Juventus, Pastore ose Aguero

Torino, 13 Maj NOA - Shumë thonë 100 milionë, disa të tjerë 120 dhe disa 200: një lumë i vërtet parash që janë vënë në dispozicion nga pronarët e klubit të Juventusit dhe këto të gjithë për tu investuar, në sezonin e ardhshëm të merkatos.

Qëllimi është ai për të krijuar një skuadër sa më të fortë dhe për ta sjellë Juventusin në nivelet e larta të futbollit.

Drejtuesit bardhë e zinj kanë bërë të ditur se në skuadër do të vijë një emër i “madh”, një lojtar që arrin të bëjë diferencën dhe pikërisht, për këtë synim Marotta do të përdorë 30-35 milionë.

Momentalisht pëlqehet së tepërmi Javier Pastore, i cili është në avantazh dhe ndaj “Kun” Aguero.

r.b/NOA

KOMENTE