English

Kutia 1850/2 – Edi Rama fiton me 7 vota më shumë se Basha

Rifreskohet minutë pas minute

Kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama, ka fituar me 7 vota më shumë se rivali i tij demokrat Lulzim Basha, në kutinë që i përket qendrës së votimit nr 1850/2 që sapo u mbyll procesi i numërimit tek KZAZ nr 49, në njësinë nr 5 të Tiranës.

Gazetari i agjencisë NOA raporton nga kjo KZAZ se ka përfunduar procesi i numërimit tek kutia 1850/2 ku rezulton se Rama ka 7 vota më shumë se Basha.

Pak më parë gazetari i agjencisë NOA raportoi nga kjo KZAZ se kishte përfunduar procesi i numërimit edhe tek kutia 1850/1 ku rezultoi se Basha kishte 67 vota më shumë se Rama.

Aktualisht tetë kuti të tjera kanë mbetur dhe tre prej tyre pritet të hapen minutat në vazhdim.

KOMENTE