English

Merr flakë një autobus në Fier-Berat, rrezikohet një grup gjimnazistësh

Berat, 13 maj 2011 NOA – Një autobus me gjimnazistë të cilët po shkonin për fundjavë në Sarandë është përfshirë nga flakët pasdreken e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Sqepurit në rrethin e Beratit, përbri rrugës nacionale Berat – Fier, raporton korrespondenti i agjencisë NOA në Berat.

Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara në vendngjarje por paraprakisht thuhet se gjimnazistët e ekspozuar nga rreziku i flakëve kanë dalë jashtë tij nën panik duke arritur t’i qëndrojnë larg rrezes së zjarrit.

Lidhur me ngjarjen, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Shtetit i konfirmuan agjencisë NOA se “zjarri ka shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit tek motori duke shkaktuar flakë të cilat nuk shkaktuan asnjë të lënduar”.

Policia tha se po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij zjarri, kurse mësohet se për gjimnazistët që po shkonin në Sarandë, janë marrë masa duke kërkuar një autobus tjetër.

e.t/NOA

KOMENTE