Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Numërohen dhe 3 kuti te Njësia 5, Rama 875 vota, Basha 791
English

Numërohen dhe 3 kuti te Njësia 5, Rama 875 vota, Basha 791

Rifreskohet minutë pas minute

Tiranë, 13 Maj 2011 NOA/ 16.00 – Në tre kuti të numëruara gjatë ditës së sotme tek KZAZ nr 49 që përfshin Njësinë nr 5 në Tiranë, Edi Rama është në avantazh ndaj Lulzim Bashës.

Gazetarja e agjencisë NOA raporton nga KZA e Njësisë nr 5 se janë numëruar votat e tre kutive, përkatësisht:

Kutia nr 50, Edi Rama 296 vota, Lulzim Basha 291 vota.

Kutia nr 51, Edi Rama 279 vota dhe Lulzim Basha 239 vota.

Kutia nr 52, Edi Rama 300 vota, Lulzim Basha 261 vota.

Në totalin e tre kutive të numëruara janë 875 vota për Edi Ramën dhe 791 për Lulzim Bashën me diferencë 84 vota në favor të Ramës.

***

Sakaq, deri në orën 15.30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet për 465 kuti votimi ndër 485 gjithsej.

Në to rezulton se Lulzim Basha numëron aktualisht 120423 vota, kurse Edi Rama 119586 vota dhe Hysni Milloshi 1318 vota.

Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve Rama dhe Basha është 837 vota, aktualisht në favor të z.Basha.

KOMENTE