English

Ora 15.47 – Numërohen 465 ndër 485 kuti, Basha 837 vota më shumë se Rama

Rifreskohet minutë pas minute

Tiranë, 13 Maj 2011 NOA/ 15.47 – Ndërkohë që numërimi i votave për kryetarin e bashkisë së Tiranës vazhdon vetëm në njësinë bashkiake nr. 5, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë rezultatet e deritanishme për 465 kuti votimi të numëruara ndër 485 gjithsej që ka bashkia e Tiranës.

Në këto rezultate kandidati demokrat Lulzim Basha numëron 120423 vota, kundrejt rivalit të tij kandidatit të majtë Edi Rama që ka marrë 119586 vota, ndërsa Hysni Milloshi, 1318 vota.

Diferenca mes dy kandidatëve Edi Rama dhe Lulzim Basha mbetet e ngushtë me 837 votash, në favor të kandidatit demokrat Basha.

KOMENTE