Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Votat për Tiranën në qartësinë e dritës së diellit
English

Votat për Tiranën në qartësinë e dritës së diellit

"...Ndiqeni garën për Tiranën, pavarësisht nga rivaliteti, pavarësisht nga kundërshtirat, pavarësisht nga të gjitha, secili nga kandidatët e ka të qartë dhe është i bindur se vota e tij po numërohet në mënyrën më korrekte dhe kjo është një arritje e demokracisë shqiptare..."

Sali Berisha

Sërish, çështja e parë e rendit të ditës janë zgjedhjet. Në emër të qeverisë dua të përshëndes përzemërsisht qytetarët shqiptarë, zgjedhësit e këtij vendi të cilët më datën 8 maj fisnikëruan më shumë demokracinë shqiptare dhe sistemin demokratik të vendit. Nderuan më mirë se asnjëherë tjetër, më shumë se asnjëherë tjetër lirinë dhe vlerat e saj, faktuan para mbarë botës vendosmërinë e tyre për të konsoliduar sistemin demokratik në vend, kontribuan në integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë, përparimit të saj të mëtejshëm, në projektin kryesor të shqiptarëve, projektin e integrimit të tyre evropian.

Këto zgjedhje dëshmuan dhe njëherë me qartësinë e dritës së diellit se në këtë vend çdo votë numërohet më me përgjegjësi, më me saktësi se në çdo vend tjetër. Ndiqeni garën për Tiranën, pavarësisht nga rivaliteti, pavarësisht nga kundërshtirat, pavarësisht nga të gjitha, secili nga kandidatët e ka të qartë dhe është i bindur se vota e tij po numërohet në mënyrën më korrekte dhe kjo është një arritje e demokracisë shqiptare.

Nga këto zgjedhje paraprakisht del e qartë se qytetarët shqiptarë i kanë besuar administrimin, qeverisjen e shumicës së qendrave të mëdha urbane te vendit, opozitës. Presim rezultatin e Tiranës. Kjo e Tiranës, jo si kryeministër, por s’mund të mos e them, po më duket si një fitore shpirtnxjerrëse, cilido që ta fitojë, sepse u kushtoi një përqendrim të jashtëzakonshëm kandidatëve. Por, pres rezultatin përfundimtar dhe shpalljen për të uruar fituesin. Shpreh gatishmërinë dhe vendosmërinë e qeverisë për një bashkëpunim dhe partneritet në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Në fletët e votimit ka patur dhe një votë politike, aq sa janë politike dhe simbolet e partive. Ka patur një votim strikt, kryekëput politik, votimi mbi siglat e partive politike.

Më lejoni të falënderoj qytetarët shqiptarë që politikën ia besuan kësaj maxhorance dhe kjo është një arritje e madhe. Kisha deklaruar në mënyrën më të përsëritur se do t'i uroja fitoren kundërshtarit tim, në rast se do të inkasonte dhe do të merrte qoftë dhe një votë të vetme mbi koalicionin që unë drejtoj.

E vërteta është që logot politike të këtij koalicioni janë sot në një avantazh mbi 6 %. Merr kjo një rëndësi të veçantë sepse, siç e dini, kundërshtari ynë nisi fushatën politike duke shpallur një referendum popullor kundër kësaj qeverie dhe kundër kësaj qeverisjeje. Mendoj se sovrani foli në mënyrën më referendare, duke i dhënë një vlerësim prej mbi 6 % më shumë maxhorancës aktuale në votën e tij politike.

Në qytetet e mëdha, në qendra të tjera më të vogla dhe në tërësi, vota politike iu besua atyre që kanë politikat më të besueshme. Kjo votë politike, më duhet të them, përbën jo vetëm një rifreskim të mbështetjes së fuqishme të shqiptarëve për maxhorancën, por kjo përbën edhe një garanci të padiskutueshme për një fitore të shkëlqyeshme të kësaj maxhorance në vitin 2013.

Prandaj, edhe njëherë, le të falënderojmë shqiptarët dhe t'i garantoj se për këtë mbështetje të madhe politike që kanë dhënë, qeveria do ta konvertojë atë në projekte të mëdha, ne reformat ë thella, në rritje rrogash dhe pensionesh, në nxitje biznesi, në kompletimin e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, njërën nga infrastrukturat më të reja dhe më moderne në Evropë, në përsosjen më tej të sistemit arsimor të vendit, në përmirësimin e sistemit shëndetësor, në avancimin e madh të moshës dixhitale, në shtyrjen përpara të procese të integrimit evropian.

Hapa shumë të mëdha do të hedhim në projektin e madh, Shqipëria kopshti më i bukur i Evropës.

*Fjala e kryeministrit Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë

KOMENTE