Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fistikët ushqim i shëndetshëm për zemrën dhe linjën trupore
English

Fistikët ushqim i shëndetshëm për zemrën dhe linjën trupore

Los Anxhelos, 14 maj, NOA-Sipas disa studiuesve në Universitetin e KalifornisëLos Anxhelos, drejtuar nga Zhaoping Li dhe botuar në “American Journal of Nutrition”, fistikët janë një ushqim i shëndetshëm për zemrën dhe ruajtjen e linjës..

Për studimin, janë marrë 52 persona mbipeshë që janë ndarë në dy grupe. Grupi i parë merrte 75 fistikë në ditë, për një total 240 kalori, ndërsa grupi i dytë merrte 60 gramë fistikë në ditë, për rreth 220 kalori.

Nga testet mjekësore të kryera pas 12 javëve vëzhgimi, te grupi i parë u re se BMI (indeksi i masës trupore) ishte më i qëndrueshëm dhe zemra më e shëndetshme, falë, sipas studiuesve, dozave të larta të acideve yndyrore që gjenden te fistikët.

Sekreti, sipas shkencëtarëve, qëndron në sasinë e pasur të yndyrave të pangopura të fistikëve (90%), pavarësisht se janë një ushqim "yndyror”.

a.e./NOA

KOMENTE