Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kaos shifrash, ende nuk ka vendim zyrtar nga KQZ për Ramën ose Basën
English

Kaos shifrash, ende nuk ka vendim zyrtar nga KQZ për Ramën ose Basën

Tiranë, 14 Maj 2011 NOA – Prej afro 40 minutash një kaosi shifrash ka përfshirë Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Nr 49 ku u numëruan votat e njësisë nr 5 të Tiranës.

Përkrahësit e Lulzim Bashës shpallën fitoren. Fatbardh Kadilli nga PD tha se Basha ishte fitues kurse shtoi se disa vota të tjera ishin duke u verifikuar për vlefshmërinë e tyre. Por z.Kadilli tha se ato nuk do të ndikonin për rezultatin sias tij fitues të z.Bahsa.

Ndërkohë nuk ka deri tani ndonjë prononcim publik nga PS.

Para pak çastesh KZAZ shpalli se Rama ishte 66 vota më tepër se z.Rama dhe procesverbali përkatës i kaloi sipas procedurës, vulosjes në kuti dhe kopja tjetër, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndër 485 kuti deri në orën 15.00 ishte shpallur nga KQZ numërimi për 484 kuti ku dilte diferenca prej 56 votash.

Më konkretisht, Edi Rama numëronte 124403 vota dhe Lulzim Basha 124459 vota.

KOMENTE