Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ shtyn mbledhjen: Të dielën vendoset fati i qeverisjes së Tiranës
English

KQZ shtyn mbledhjen: Të dielën vendoset fati i qeverisjes së Tiranës

Tiranë, 14 maj 2011, NOA – Ankthi për shpalljen e kryebashkiakut të ri të Tiranës do të mbajë pezull edhe për tërë orët në vazhdim të kësaj pasditeje e mbrëmjes, deri në mbledhjen e së dielës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që do të vendosë për fatin e qeverisjes së Tiranës.

Edhe pse ishte paralajmëruar një mbledhje e KQZ-së në orën 18.00 të së shtunës, vetëm pak minuta më parë KQZ e anulloi, me qëllim për të shqyrtuar mirë shifrat e procesverbaleve të 11 njësive bashkiake të kryeqytetit dhe krahasimin e tyre me databazën e KQZ-së.

Komisioni Qendror do ta mbajë këtë mbledhje në orën 10.00 të së dielës.

Ky shqyrtim bëhet për shkak të mospërputhjeve të rezultateve në procesverbalet përkatës me ata të databazës së KQZ-së.

Sipas procesverbalit të njësisë 5, e fundmja njësi që mbajti ndezur tensionin e garës zgjedhore për Tiranën, kandidati i majtë Edi Rama kryesoi me vetëm 10 vota ndaj kandidatit demokrat Lulzim Basha.

Kjo diferencë e vogël mes dy kandidatëve bën që sipas Kodit Zgjedhor, duhet që KQZ-ja të vendosë për emrin e kryebashkiakut të Tiranës.

Ndërkohë që selia rozë avancon Edi Ramën me pak vota në databazën e saj, selia blu nxjerr fitues po me kaq vota Lulzim Bashën.

Është për këtë arsye, që topi ka shkuar tashmë në fushën e KQZ-së, i cili do të jetë institucioni që do të shpallë fituesin e garës së 8 majit, një garë që përtej të gjitha parashikimeve mori një kohë tejet të gjatë në numërimin e vetëm 485 kutive, një proces që u përmbyll vetëm sot pasdreke.

Ndërkohë në të dyja selitë politike, festa e simpatizantëve është e dukshme, pasi secila palë feston fitoren e kandidatit të vet.

mit/NOA

KOMENTE
  • Ledio Xhezairi18:17 - 14 Maj 2011
    Arbeni - UPUPU ME ZURI KOKA - CTI THEM SALES UN I ZIU - AJT TA SHTYJ MOR DER TE DJELE - SE ME POQI SALA NE HEDHE - VAJI TE PIJE DITEZIU - KUR TIRANA VOTONTE VETVETIU :DDDD