Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, në pritje të fjalës së KQZ
English

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, në pritje të fjalës së KQZ

Tiranë, 14 maj 2011, NOA- Pavarësisht përfundimit të numërimit të votave nga ana e komisionerëve në KZAZ-në numër 49 të njësisë bashkiake numër 5, gjë që shënoi edhe mbylljen e numrave për bashkinë e Tiranës, rezultati sërish vonon.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucioni përkatës për të shprehur edhe verdiktin final për garën e kryeqytetit, ende nuk po shprehet.

Nëse për kutitë e tjera procesi i konfirmimit ishte më i shpejtë, kutia e fundit duket se po ha më shumë kohë në publikim, kjo ndoshta për rëndësinë e shifrave apo edhe për ngushticën e rezultatit mes dy kandidatëve.

Sipas të dhënave paraprake pritet që do jetë vetë kreu i këtij institucioni Arben Ristani, ai që do komunikojë rezultatin, apo verdiktin e fundit për garën e Tiranës.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Ledio Xhezairi17:50 - 14 Maj 2011
    U BE 2 ORE QE JANE NUMERUAR KUTITE DHE ASNJE VENDIM SESHTE MARE AKOMA por kush fitoi : RAMA po kush e hengri : BASHA :D