English

Lind derrkuci me dy turinj, ha dyfish

Pekin, 14 Maj, NOA- Një derrkuc në Kinë ka lindur me dy turinj, dy gojë, dy hundë . Pronari i tij, fermeri Bai Xuejin thotë: "Ne kemi konstatuar se diçka e çuditshme po ndodhte, sepse koka e tij ishte aq e madhe saqë ne e ndihmuam kur nëna e tij e solli në dritë”.

"Punoj në një fermë derrash prej 15 vjetësh dhe kurrë nuk kam parë një gjë të tillë më parë". Ai nuk mund të merrte dot qumësht nga nëna e tij, kështu që Xuejin e ka ushqyer me shishe derisa ai mund të hante ushqim.

'Të dyja gojët funksionojnë normalisht, dhe kështu që ai ha dhe pi me secilin prej tyre, që do të thotë se mund të hajë shumë më tepër nga vëllezërit dhe motrat e tij”, shton ai.

Xuejin, i cili jeton në Zhangjie në provincën Jilin, ka vendosur ta mbajë atë edhe për faktin se shumë njerëz vijnë për ta vizituar. "Ai është shumë i veçantë për të përfunduar në një pjatë", thotë fermeri.

KOMENTE