Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në pritje të çertifikimit të rezultatit, Arvizu takon Ramën në selinë rozë
English

Në pritje të çertifikimit të rezultatit, Arvizu takon Ramën në selinë rozë

Tiranë, 14 maj 2011, NOA – Pas lëshimit të thirrjes për të dy krahët e politikës që të presin çertifikimin e rezultatit, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu sapo ka hyrë në mjediset e selisë rozë ku po zhvillon një takim kokë më kokë me shefin e selisë rozë Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit.

Ky takim i beftë në selinë rozë, vjen pas deklaratës së liderit të opozitës Edi Rama, i cili theksoi se ëndrra për Tiranën vazhdon, duke nënkuptuar se ai do të presë çertifikimin e rezultatit, edhe pse shpalli fitoren me 10 vota në këtë garë tejet të fortë.

Mund fare lehtë të mendohet se ambasadori amerikan Arvizu po bisedon me kryesocialistin Edi Rama pikërisht për këtë pretendim të fitores në Tiranë, që pretendohet edhe nga selia blu.

Me sa duket mesazhin për pritjen e çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë, ambasadori Aleksandër Arvizu po ia jep drejtpërsëdrejti kreut të selisë rozë.

Nuk dihet nëse një takim të ngjashëm ambasadori amerikan do ta zhvillojë edhe në selinë blu apo në kryeministri.

mit/NOA

KOMENTE