Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis numërimi i kutisë së fundit, pritet emri i fituesit të Bashkisë së Tiranës
English

Nis numërimi i kutisë së fundit, pritet emri i fituesit të Bashkisë së Tiranës

Tiranë, 14 maj 2011, NOA- Aktualisht në KZAZ-në numër 49 është përqendruar vëmendja e gjithë shqiptarëve, pasi atje sapo ka nisur edhe numërimi i kutisë së fundit të votimit, nga ku pritet të dalë edhe kryebashkiaku i Tiranës.

Nga kjo kuti sipas të dhënave paraprake rezulton se diferenca mes tyre do të jetë në disa dhjetëra vota, në ndryshim nga ç’ishte parashikuar në fillim të procesit zgjedhor.

Sakaq sipas KQZ-së, pa llogaritur dy kutitë e tjera që kanë përfunduar numërimin, kandidati i maxhorancës Lulzim Basha kryeson me 270 vota.

Pak më vonë pritet që KQZ të publikojë edhe rezultatet e dy kutive të parafundit të përfunduara së numëruari nga komisionerët e KZAZ-së numër 49.

Sapo ka nisur numërimi i kutisë së fundit, ku vetëm disa vota kanë mundur të numërohen pasi skaneri i tavolinës së numërimit ka shfaqur problem duke bërë që komisionerët të ndryshojnë tavolinën e numërimit. Sakaq në një tjetër tavolinë ka rinisur numërimi dhe nga këto vota të fundit pritet të dalë edhe emri i fituesit i cili do të qeverisë qytetarët e kryeqytetit në katër vitet e ardhshme.

a.y/NOA

KOMENTE