Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia Demokratike Italiane uron Edi Ramën
English

Partia Demokratike Italiane uron Edi Ramën

Tiranë, 14 maj 2011 NOA - Partia Demokratike Italiane përmes një komunikate që lëshoi pasditen e sotme tha se “sapo ka mësuar lajmin për fitoren elektorale të Edi Ramës”, duke shprehur urime për fitoren sipas tyre të kryesocialistit për nj mandat të ri në drejtimin e bashkisë së Tiranës. Kjo deklaratë u përcoll për mediat nga zyra për shtyp e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

“Prova e fortë elektorale e Tiranës, që vetë Berisha e kishte cilësuar si test vendimtar për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ku fitoi, siç pritej nga i gjithë komuniteti socialist evropian, lideri i Partisë Socialiste shqiptare, Edi Rama”, - thotë Partia Demokratike Italiane.

“Konfirmohet kështu suksesi i plotë i Partisë Socialiste shqiptare në këto zgjedhje administrative. Edit i përcjellim urimet më të sinqerta, e shpresojmë që Shqipëria të mund shikojë konfirmimin e zgjedhjeve politike të parakohshme. Kjo për t’i dhënë mundësinë popullit shqiptar për të pasur një qeveri, legjitimiteti i të cilës nuk mund të vihet në diskutim nga askush, duke garantuar kështu përshpejtimin e procesit të pranimit në Bashkimin Europian”, - përfundon deklarata.

e.t/NOA

KOMENTE