Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia Demokratike Italiane: Zgjedhjet vendore konfirmuan suksesin e PS
English

Partia Demokratike Italiane: Zgjedhjet vendore konfirmuan suksesin e PS

Romë, 14 maj 2011, NOA – Vetëm katër orë pas lajmit të fitores në Tiranë me 10 vota, një rezultat i nxjerrë nga procesverbali i KZAZ-së nr. 49, lideri i opozitës Edi Rama dhe kryebashkiaku ende i pashpallur ka marrë të parin urim nga Partia Demokratike Italiane.

Kjo parti e drejtuar nga Valter Veltroni shkruan në mesazhin e urimit se “sprova tejet e fortë elektorale për Tiranën, të cilën vetë kryeministri Sali Berisha e kishte identifikuar më herët si një test vendimtar për vlerësimin e zgjedhjeve, nxorri fitimtar ashtu siç shpresohej në tërë komunitetin socialist evropian, liderin e Partisë Socialiste Edi Rama.

Partia Demokratike Italiane thekson më tej se këto zgjedhje administrative konfirmuan suksesin e plotë të Partisë Socialiste.

“Edit i përcjellim urimet më të sinqerta, e shpresojmë që Shqipëria të mund shikojë konfirmimin e zgjedhjeve politike të parakohshme. Kjo për t’i dhënë mundësinë popullit shqiptar për të pasur një qeveri, legjitimiteti i të cilës nuk mund të vihet në diskutim nga askush, duke garantuar kështu përshpejtimin e procesit të pranimit në Bashkimin Europian”, thuhet në mesazhin e Partisë Demokratike të Italisë.

mit/NOA

KOMENTE