English

Dita Ndërkombëtare e Muzeut, vizitë falas në vendet historike në Shqipëri

Tiranë, 15 maj, NOA - Dita Ndërkombëtare e Muzeut do të kremtohet edhe në Shqipëri. Më 18 maj, të gjithë muzetë historikë në Shqipëri do të jenë të hapur falas për vizitorët.

Kjo është një ceremoni që zhvillohesh në shumë vende të botës që prej vitit 1977. Dita Ndërkombëtare e Muzeut shihet si një mundësi fantastike për profesionistët e muzeve për të takuar publikun që i viziton. Muzetë janë në zemër të sistemit, si institucione që i shërbejnë dhe zhvillojnë shoqërinë.

Tradicionalisht, Dita Ndërkombëtare e Muzeut organizohet në datën 18 Maj ose rreth saj. Motoja e përhershme e saj është që muzetë janë mjete të rëndësishme për shkëmbimin kulturor, pasurimin e kulturave dhe uhvillimin e mirëkuptimit reciprok, bashkëpunimit dhe paqes mes njerëzve.

Në vitin 2010, Dita Ndërkombëtare e Muzeut pati një pjesëmarrje prej gati 30.000 muze në të gjithë në më shumë se 95 shtete, përfshirë ato shqiptarë.

Muzetë që do të jenë të hapur falas për publikun gjatë datës 18 Maj 2011:

Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë

Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Etnografik, Krujë

Qendra Kombëtare e Muzeve Onufri dhe Etnografik, Berat

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë

Muzeu Arkeologjik, Durrës

Muzeu i Artit Mesjetar, Korçë

Shkolla e Parë Shqipe, Korçë

Muzeu Arkeologjik Korçë

Gjithashtu, gjatë gjithë ditës në 18 Maj, mund të vizitohen pa pagesë edhe Parqet Arkeologjike dhe të gjitha monumentet e kulturës në të gjithë territorin e vendit.

a.k/NOA

KOMENTE