English

Marrëdhëniet SHBA-Pakistan në një pikë kritike

Kabul, 15 maj 2011, NOA - Pas vrasjes së Osama Bin Laden, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Islamabadit duket se ndodhen në një pikë kritike. Kështu deklaroi nga Kabuli, kongresmeni amerikan Xhon Keri, i cili pritet të vizitojë së shpejti Pakistanin ku dhe do të zhvillojë bisedime me autoritetet më të larta.

“Është një situatë kritike sa i përket marrëdhënieve tona me Pakistanin”, deklaroi për mediat, kongresmeni amerikan në ditën e dytë të vizitës së tij në Kabul.

Kryetari i Çështjeve të Jashtme në Kongresin Amerikan tha se do të vizitojë Pakistanin në 24 orët e ardhshme.

“Jemi në një moment ku duhet të zgjidhim çështje shumë të rëndësishme. Nuk është koha për asgjë tjetër, përveçse një diskutimi serioz që ka të bëjë me marrëdhëninet e dy vendeve”, theksoi Keri.

Kongresmeni amerikan bëri me dije se Departamenti Amerikan i Shtetit disponon të dhëna se qeveria pakistaneze është në dijeni të lëvizjeve të talebanëve të armatosur, që veprojnë në territorin e Pakistanit, të cilët më pas kalojnë drejt Afganistanit.

Kongresmeni amerikan bëri një vizitë rrufe në Afganistan, e cila u mbajt sekret për arsye sigurie, ndërsa në orët në vazhdim do të vizitojë Islamabadin.

mit/NOA

KOMENTE