Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngjela: KQZ të shpallë sa më shpejt fituesin e Tiranës
English

Ngjela: KQZ të shpallë sa më shpejt fituesin e Tiranës

Tiranë, 15 maj 2011, NOA- Kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, pjesë e koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, deklaroi mesditën e sotme se vonesa për shpalljen e rezultatit të fituesit për bashkinë e Tiranës është papërgjegjshmëri e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas tij, procesi zgjedhor i 8 majit u zhvillua me shumë prapaskena, gjë që u pasqyrua edhe në vonesa.

“Ne kemi aktin administrativ, procesverbali na bën fitues, ne po presim aktin final të KQZ-së dhe presim që vendimi të dalë sa më shpejt. Nuk ka fletë të tjera për t’u shqyrtuar fletët janë ato që janë hedhur në kuti”, deklaroi Ngjela.

Ai përsëriti edhe njëherë apelin ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të shpallë sa më shpejt rezultatin, pasi tabelat përmbledhëse të 11 njësive janë përfunduar dhe se çdo vonesë do ishte e kotë.

a.y/NOA

KOMENTE