Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njësia 5: 1 fletë votimi për kryebashkiakun në kutinë për kryetar minibashkie
English

Njësia 5: 1 fletë votimi për kryebashkiakun në kutinë për kryetar minibashkie

Tiranë, 15 maj 2011, NOA – Ashtu si mbrëmjen e të shtunës kur gjatë procesit të numërimit të votave për kryetarin e minibashkisë 7, u gjetën në kuti, 8 fletë votimi për kryebashkiakun e Tiranës, edhe pranë njësisë 5, apo në KZAZ-në 49, u gjet një tjetër fletë votimi për kryebashkiakun, që i adresonte votën kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha.

Kjo votë ishte futur gabimisht nga votuesi në kutinë e kryetarit të njësisë bashkiake nr. 5.

Në njësinë nr. 5 garon Jeta Seitaj për “Aleancën për të Ardhmen” dhe Erisa Xhixho e LSI-së për “Aleancën për Qytetarin”.

Gjetja e vetëm një flete votimi në favor të Lulzim Bashës ka ngjallur debate mes komisionerëve të KZAZ-së.

Komisionerët e PD-së kanë ngulmuar që këtë fletë votimi të mos e quajnë të pavlefshme, por komisionerët e majtë nuk kanë rënë dakort, ashtu si edhe mbrëmjen e djeshme, duke kërkuar që sipas ligjit, fleta e hedhur gabimisht jo në kutinë e duhur, duhet konsideruar si fletë votimi e pavlefshme, edhe pse votimi aty është tërësisht i vlefshëm.

Komisionerët demokratë kërkojnë që kjo fletë votimi ashtu si edhe të tjerat të gjetura të shtunën, të lexohen nga KQZ, dhe të vendosë pikërisht ky institucion për vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e tyre.

mit/NOA

KOMENTE