Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viktima e parë nga epidemia e Ebolas në Uganda
English

Viktima e parë nga epidemia e Ebolas në Uganda

Kabala, 15 maj 2011, NOA - Autoritetet shëndetësore në Uganda deklaruan sot vdekjen e një vajze 12 vjeçare si pasojë e infektimit nga sëmundja e Ebolas.

Viktima ndërroi jetë në një spital ushtarak në zonën e Luveros, 40 km në veri të qytetit Kabala.

Sipas autoriteteve shëndetësore, rasti i sëmundjes me ebola u vërtetua pas kryerjes së analizave të hollësishme.

Për këtë arsye 33 persona, që kanë qenë në kontakt me vajzën 12-vjeçare janë vendosur në karantinë.

Pas bërjes publike të identitetit të vajzës, autoritetet dhanë detaje edhe mbi simptomat e sëmundjes epidemike.

Bëhet fjalë për shenja si hemorragji, temperaturë e lartë dhe diare.

Ekipi kombëtar për përballimin e epidemive ka kaluar në gatishmëri numër 1, pas identifikimit të rastit të parë me sëmundjen e ebolas.

Në të gjitha qendrat shëndetësore janë instaluar grupe të specializuara për diagnostikimin dhe trajtimin e rasteve të dyshuara.

Vendi afrikano-lindor është përballur dy herë me rënien e epidemisë së ebolas.

Rasti i parë u shënua në vitin 2000 në Ugandën veriore, ku si pasojë humbën jetën 170 persona, ndërsa u trajtuan 400 persona.

Rasti i dytë ndodhi 4 vjet më parë në Ugandën perëndimore me më shumë se 20 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të prekur nga epidemia.

mit/NOA

KOMENTE