English

Arsenal, gati 30 milionë për Benzema

Angli, 16 Maj NOA - Skuadra angleze e Arsenalit ka bërë të qartë se është në kërkim të një sulmuesi dhe pikërisht për këtë arsye drejtuesit e klubit me në krye Arsene Wenger i kanë hedhur sytë tek Karim Benzema.

E ardhmja e talentit francez, cili aktualisht është në radhët e Real Madrid, mund të jetë pikërisht në Premier League.

Sipas medieve britanike është bërë e ditur se Arsenal është e gatshme të ofrojë një shifër prej 30 milionë eurosh në drejtim të Realit dhe kjo vetëm për të pasur në skuadër bomberin francez.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Xhabir Saiti09:08 - 16 Maj 2011
    ?