Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fajon: Do të pezullojmë vizat
English

Fajon: Do të pezullojmë vizat

Bruksel, 16 maj, NOA - Deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjmë më shumë që ta pengojnë keqpërdorimin e liberalizimit të vizave.

"Nuk mbeti shumë kohë për përmirësim të gjendjes. Është reale të pritet që Këshilli i ministrave i BE-së në qershor të konfirmojë mekanizëm për pezullim të përkohshëm të liberalizimit të vizave", vlerëson Fajon.

Sipas saj, se sa kohë ky pezullim do të jetë aktiv do të varet nga sjellja e vendeve në rajon. Fajon thekson se pas vendosjes së Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, ndërsa më vonë edhe Shqipërisë dhe BeH-së në "listën e bardhë të Shengenit", janë paraqitur rrjete kriminele të cilët organizojnë udhëtime të azilantëve të rrejshëm në vendet e BE-së.

Eurodeputetja sllovene thotë se zona e Shengenit do të ekzistojë edhe krahas problemeve dhe kërkesave të disa vendeve anëtare të BE-së për ndryshime radikale në marrëveshjen për vendosjen e saj, duke shtuar se Parlamenti Evropian vendosmërisht do t'i mbrojë rregullat aktuale të Shengenit dhe nuk do të mbështesë kurrëfarë revizione radikale.

"Çdo debat për ndryshim të rregullave të Shengenit është absurd dhe i rrezikshëm, për shkak se liria e lëvizjes është themeli i të drejtave të njeriut në të cilën e ndërtojmë bashkësinë evropiane", potencoi Fajon.

Qeveria e Maqedonisë paralajmëron politikë më të ashpër ndaj kërkuesve të azilit të rremë, për shkak se është e mundur të Bashkimi Evropian të pezulloj liberalizimin e vizave.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Vasko Naumovski, tha se qeveria do ta ashpërsojë politikën sanksionuese lidhur me azilantët e rremë.

NOA/INA

KOMENTE
  • Aleks15:05 - 16 Maj 2011
    Kjo do te thot qe nuk mund te levizim pa viza ne qershor,se kuptoj cjan kto veprime pasi per sa i perket shqipetareve deri me tani i kan rrespektuar rregullat,nuk esht e drejt per ne,,,....