Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i UDC-së në Lombardi, uron Ramën për fitoren
English

Kreu i UDC-së në Lombardi, uron Ramën për fitoren

Tiranë, 16 maj 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë ditës së sotme ka marrë një letër urimi për fitoren nga kryetari i grupit të UDC të Parlamentit rajonal të Lombardisë, Gianmarco Quadrini.

Në letër Quadrini i shpreh urimet kryesocialistit për fitoren e arritur jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha qytetet kryesore shqiptare nga koalicioni “Aleanca për të Ardhmen”.

Më tej theksohet gjithashtu se fitorja e radhës e Ramës, do bëjë që ai të rikualifikojë dhe përmirësojë kryeqytetin në vijim të punës së tij.

“Në këtë kontekst me rëndësi ka qenë pjekuria dhe urtësia me të cilën populli shqiptar ka përballuar këtë përballje kyçe elektorale duke treguar edhe njëherë dëshirën për normalitet dhe qetësi që kërkon prej vitesh për vendin e tij. Kjo ka bërë që zgjedhjet administrative shqiptare të së dielës së 8 majit të transformohen në një “test demokratik” të mirëfilltë në sytë e BE të cilës brenda vjeshtës do t’i kërkohet të pranojë ose jo kërkesën e Tiranës- të bllokuar nëntorin që shkoi- për të marrë statusin zyrtar të

vendit kandidat për futjen në Bashkimin Europian”, shkruhet në urimin e kreut të grupit UDC.

Sakaq Unioni i Qendrës së Lombardisë ka inkurajuar anëtarët e koalicionit të majtë, madje shprehur kënaqësi për rikuperimin e rëndësishëm të Partisë Demokristiane Shqiptare, duke theksuar se, PDK është kthyer në urë lidhëse mes forcave të koalicionit të së majtës dhe së djathtës dhe sipas Quadrinit, kjo për rrugën paqësore të ndjekur për zgjidhjen e krizës institucionale në vend.

a.y/NOA

KOMENTE