English

Maqedoni, ndalohen qytetarët që udhëtonin drejt BE-së për qëllime azili

Shkup, 16 maj 2011, NOA- Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, bëri të ditur se ka ndaluar disa tentativa të qytetarëve për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së për qëllime azili.

Lajmi është bërë i ditur për televizionit Alfa nga MPB, duke shtuar se ditëve të fundit janë ndërmarrë kontrolle dhe verifikime intensive në pikat kufitare, ndaj qytetarëve dhe familjeve që dyshohet se udhëtojnë për qëllime azili në vendet perëndimore.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski theksoi se ka pasur indikacione javëve të fundit që disa qytetarë të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së dhe qëllimi i tyre është kërkesa për statusin e azilit.

Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar më shumë fushatë dhe njoftim të qytetarëve për të njohur ata rreth pamundësisë për përfitimin e statusit të azilit në vendet e BE-së, por edhe për masat e mundshme sanksionuese ndaj organizatorëve por edhe qytetarëve.

Një ndër masat sanksionuese është konfiskimi i pasaportave dhe kjo është konfirmuar edhe nga MPB-ja. Nën mbikëqyrjen e rreptë do të jenë edhe udhëtimet dhe organizimet e udhëtimeve nga ana e agjencive turistike. Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së liberalizimit të vizave, për shkak të keqpërdorimeve dhe fluksit të madh të qytetarëve drejt vendeve të BE-së me kërkesat për azil.

(INA)/NOA

KOMENTE