English

Pasqyra e Shtypit, 16 maj 2011

Tiranë, 16 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 16 Maj 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor atë me titull; “Rinis nga vicklat”, i cili flet për qëndrimin e kryeministrit në lidhje me procesin zgjedhor. Disa nga titujt e tjerë janë; “Gazetari i plagosur i 21 janarit kërkon azil politik në Belgjik”, “Kokalari letër Arvizusë: Nëse KQZ nuk firmos Tiranën në Shqipëri do të ketë kryengritje”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Për Tiranën, hetimi i rezultatit KQZ shtyn vendimin”, i cili flet për diskutimet e djeshme në KQZ. Disa tituj të tjerë janë; “Të shtëna me armë pas numërimit të votave, policia e Tiranës kalon në gatishmëri numër 1”, “Borxhet, ushtaraku vetëvritet në repart”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor atë me titull; “Rezultati peng në Tiranë, KZAZ nuk firmosin rezultatin”, “Dyshimi për njerëz të armatosur, “RENEA” kreh akset kryesore në Tiranë”, “Berisha: E kemi fituar Tiranën me dhjetëra vota, Majko; Ne kemi dokumente”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin, “Procesverbalet e fitores së Ramës”, i cili pasqyron zhvillimet e djeshme në lidhje me garën në Tiranë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Votat në kutitë e gabuara, KQZ nuk i njohu në 2007”. “Ambasadori i OSBE: KQZ të veprojë me profesionalizëm”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al

a.k/NOA

KOMENTE