Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Komisionerët e PS te njësia 5, po bllokojnë numërimin e votave
English

PD: Komisionerët e PS te njësia 5, po bllokojnë numërimin e votave

Tiranë, 16 maj 2011, NOA- Në një dalje të pak minutave më parë zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj deklaroi se numërimi i votave në KZAZ nr. 49 është bllokuar nga ana e socialistëve.

“Në KZAZ numër 49 që i përket njësisë bashkiake numër 5, që prej ditës së djeshme e deri sot numëruesit e Partisë Socialiste së bashku me sekretarin e tyre që e ka futur në xhep vulën e kësaj qendre janë larguar nga aty, për tu kthyer vetëm në orën 16.00 duke shtyrë kështu për nesër vijimin e numërimit të votave për kryetarin e minibashkisë”, deklaroi Mustafaraj.

Sipas saj, bllokimi i procesit të numërimit të votave ka nisur në momentin kur në kutinë ku numëroheshin votat për minibashkinë u gjetën fletë të kandidatit për bashkinë e kryeqytetit.

Sakaq zëdhënësja e bluve tha se, ndërkohë që kërkohet nxjerrja e rezultatit komisionerët e Partisë Socialiste po bllokojnë procesin e numërimit të votave duke vonuar kështu edhe nxjerrjen e rezultatit.

a.y/NOA

KOMENTE