English

Ambasadorët përmbyllin misionin, përfundon takimi me Ramën

Tiranë, 17 maj 2011, NOA- Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar edhe takimi mes kryesocialistit Edi Rama, dhe tre ambasadorëve pas turit të takimeve të ditëve të fundit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadorin Eugen Wollfarth, dhe ambasadori Bashkimit Evropian, Ettore Sequi janë ndalur në selinë rozë pas takimit të mbajtur më herët me Kryeministrin Berisha.

Ndonëse nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat pas takimit, mendohet se edhe në selinë rozë tre diplomatët kanë dhënë sërish këshilla dhe rekomandimet e tyre për vijimin e procesit zgjedhor.

Në një deklaratë të përbashkët të paradites së sotme, tre ambasadorët apeluan që të shpallet rezultati paraprak i zgjedhjeve, pasi sipas tyre ky proces ka zgjatur tepër.

Sakaq në takimin me kreun e qeverisë, u theksua që palët duhet të bëjnë durim për rezultatin final për shkak edhe të rezultatit të ngushtë.

Tre diplomatët pasditen e djeshme zhvilluan një takim edhe me kryetarin dhe nënkryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më vonë mendohet që nga selia rozë të dalin të gjitha detajet e takimit, për të mësuar kështu edhe rekomandimet e dhëna për kryesocialistin Rama.

a.y/NOA

KOMENTE